PDK ironizon me Shpend Ahmetin, publikon një video me qytetarin duke lundruar në kryeqytet

Prishtina

PDK ironizon me Shpend Ahmetin, publikon një video me qytetarin duke lundruar në kryeqytet

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 22:54
Foto

Reshjet e pandërprera të shiut gjatë dy ditëve të fundit, kanë bërë që shumë rrugë të kryeqytetit tu ngjajnë lumenjve.

Si pasojë e vërshimeve, në disa pjesë të Prishtinës ka qenë i pamundur qarkullimi i qytetarëve, qoftë në këmbë apo edhe me automjete.

Përveç reagimeve të ndryshme nga qytetarët, për gjendjen e krijuar ka reaguar edhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila përmes një videoje ka ironizuar me kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti.

Në videon e shfaqur në faqen zyrtare të PDK-së- dega në Prishtinë në Facebook, shihet një person duke lundruar me një varkë të vogël te nënkalimi në lagjen Kalabria në Prishtinë.

Në mbishkrimin vënë kësaj videoje, PDK ironizon me Ahmetin duke shkruar se e falenderojnë për transportin e ri publik në kryeqytet.

“E falenderojme Shpend Ahmetin per transportin me te ri publik ne kryeqytet.
Tashme mund te beni rafting ne kanionin e Emshirit ne Prishtine dhe ate falas. ?⚓?
#DekadaeRe #PDK #Prishtine ?
#rafting #extremsport”, ka shkruar PDK

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat