“Beerfest Kosova” prej 24 deri më 28 korrik edicioni i 9-të spektakolar dhe madhështorë

Prishtina

“Beerfest Kosova” prej 24 deri më 28 korrik edicioni i 9-të spektakolar dhe madhështorë

Nga: Bota sot Më: 12 korrik 2019 Në ora: 14:16
“Beerfest Kosova” prej 24 deri më 28 korrik edicioni i 9-të spektakolar dhe madhështorë

Prishtine, Kosove – Festivali tradicional i Birrës “Beerfest Kosova”, vjen për herë të nëntë në Prishtinë me shume birra dhe me nje program artistik te nje festivali spektakular nderkombetar.

Beerfest Kosova 2019, do te mbahet ne Parkingun prapa Pallatit te Rinise, ne te njejtin lokacion ku janë mbajtur edhe edicionet e fundit.

Sipas kompanisë MODUS (organizator i Beerfest), sivjet adhuruesit e birrave do te kene nje mundesi unike që perveq kenaqesise dhe freskimit me birrat me te mira vendore dhe nderkombetare, te shijojnë edhe nje program artistik qe i konkuron festivaleve me te medha te muzikes ne Rajon.

Image

 “Beerfest Kosova i perket nje formati argetues dhe promovues ku qytetaret per 5 netë me radhe mund te argetohen me program te mrekullueshem artistik dhe duke shijuar birra nga me te ndryshmet me cmime promovuese” tha Ekrem Tahiri nga MODUS Events.

 “Si edhe ne vitet e kaluara, rendesi te madhe i kushtojme rregullimit te hapesires dhe ne veçanti skenes dhe Programit Artistik. Sivjet do te kemi mbi 20 artiste dhe bende qe do te performojne ne 5 netet e BeerFest dhe emrat e tyre jane shume te dashur per audiencen e Kosovës.

Image

"Programi artistik i kompletuar do te publikohet me 10 Korrik, por do te kemi artistë nderkombëtar dhe vendore. Ajo cka mund te shpalosim ne kete moment eshte qe Beerfest do te hapet me këngetaren e mirënjohur Dhurata Dora ne percjelljen e DJ Bannzz te merkuren me 24 Korrik kurse do te permbyllet me Red Hot Chili Peppers European Tribute te dielen me 28 Korrik.”

Përveç muzikës e birrave te ndryshme, kendit te ushqimit e pijeve jo-alkolike, vizitoret do të kenë rastin të jenë pjesë e lojërave të ndryshme, të cilat ndihmojnë në realizimin e atmosferës festive dhe verore.

Image

“Beerfest do te jete aktiv nga ora 17:00 ku do te kemi shume lojera dhe gara te ndryshme me birra. Per ekipet fituese do te kemi shperblime mjaft te medha, qe do ta beje edhe me interesante këtë edicion. Te gjitha keto do te publikohen me 10 Korrik kur edhe do te hapen konkurse.” Tha Ekrem Tahiri.

Ky festival ka për qellim që qytetarëve të izoluar te Kosoves, te ju ofroj argetim madheshtor me nje kosto shume te ulet dhe te perballueshme per qytetaret tane.

Me shumë informata rreth agjendës së Beerfest dhe aktiviteteve të cilat do të organizohen ato dite, do te jepen ne ditët në vazhdim përmes mediave sociale dhe elektronike.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat