Rruga ‘Xhorxh Bush’ do të shndërrohet në shesh: Mësoni kur do të mbyllet për vetura

Prishtina

Rruga ‘Xhorxh Bush’ do të shndërrohet në shesh: Mësoni kur do të mbyllet për vetura

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 19:33

Tashmë është bërë plani ideor për ndryshimet që do të bëhen në rrugën “Agim Ramadani”.

Muaji qershor ishte koha kur do të duhej të përfundonte faza e tenderimit dhe të fillonin punimet për realizimin e këtyre ndryshimeve.

Megjithatë, një gjë e tillë deri tash nuk ka ndodhur.

Edhe shndërrimi i rrugës “Xhorxh Bush” në shesh, pas testimit që iu bë vitin e kaluar, nuk është konkretizuar.

Për arsyet e mosrealizimit të këtyre dy projekteve, televizioni ka provuar të marrë një përgjigje nga Komuna e Prishtinës, por për tre ditë rresht nuk e mori.

Por kurdo që punimet nisin, sipas një eksperti të komunikacionit, kjo do të sillte edhe më shumë kolona në kryeqytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat