Detajet e Prokurorisë për vdekjen tek nënkalimi në Prishtinë - Bota Sot
Detajet e Prokurorisë për vdekjen tek nënkalimi në Prishtinë

Prishtina

Detajet e Prokurorisë për vdekjen tek nënkalimi në Prishtinë

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 07:55
Nënkalimi i rrugës “Bill Clinton” në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinion se sot gjatë ditës ka vdekur personi me inicialet G.R., si pasojë e lëndimeve të rënda që i ka marr nga një përleshje te nënkalimi i rrugës “Bill Clinton” në Prishtinë.

Prokuroria e Prishtinës njofton se deri më tani nuk dihen motivet e kësaj rrahjeje, si dhe sulmuesi ende është në arrati.

Po ashtu, Prokuroria ka siguruar të gjitha provat nga vendi i ngjarjes.

Trupi i personit të pajetë, është në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), dhe pritet të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për autopsi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...