Disa lagje të Prishtinës pa ujë, Kompania e Ujësjellësit tregon arsyet - Bota Sot
Disa lagje të Prishtinës pa ujë, Kompania e Ujësjellësit tregon arsyet

Prishtina

Disa lagje të Prishtinës pa ujë, Kompania e Ujësjellësit tregon arsyet

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 14:04
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ” Prishtina ” sh.a.  njofton konsumatorët e disa zonave të larta furnizuese në Prishtinë se, për shkak të një defekti në njërën nga tre pompat e rezervuarit të Mirëditës në lagjen ” Velania” , sot janë pa ujë të pijshëm, me çrast ka vështirësi  në mbulueshmërinë me furnizim me ujë në pika të larta, si shkak i konsumit të rritur të ujit në këto temperatura të larta.

Zonat e larta që janë të prekur në furnizim me ujë të pijshëm për shkak të defektit në pompën e rezervuarit të “Mirëditës” janë: një pjesë e lagjes “ Vreshtat”, “Tasligje 3”,një pjesë e lartë e lagjes “ Sofalia”, rruga e Bledit dhe pika më e lartë e lagjes “Mati”.

Ekipet e mirëmbajtjes se makinerisë dhe rrjetit të uësjellësit, tashmë janë duke u marrë me sanimin e defektit në pompë dhe pritet që furnizimi me ujë të pijshëm të rikthehet gjatë orëve të sotme të pasditës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...