Hapet Panairi i Artizanatit dhe Trashëgimisë Kulturore - Bota Sot
Hapet Panairi i Artizanatit dhe Trashëgimisë Kulturore

Prishtina

Hapet Panairi i Artizanatit dhe Trashëgimisë Kulturore

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 06:14
Ilustrim

(E plotësuar) - Në sheshin “Adem Jashari” sot është hapur panairi i Artizanateve dhe Trashëgimisë Kulturore, i cili është organizuar në kuadër të projektit “Networking for Succes” dhe i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe implementohet nga Organizata “Dera e Hapur” dhe “SOZM”.

Në këtë panair njëditor pjesëmarrëse janë gra dhe të rinjtë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të cilët prezantojnë punimet e tyre si veshje e ushqime të shumta tradicionale.

Drejtoresha e Organizatës “Derë e Hapur”, Beti Muharremi, tha se ky projekt po synon në qëndrueshmërinë dhe kontributin në të dyja vendet, me qëllim të shtirjet së aftësimit profesional. 

Muharremi: Të krijojmë koncepte të reja të ndërmarrësisë sociale

“Ka mbështetur fushat e trashëgimisë kulturore jo materiale, artizanët, punë dorën, pjekurinat, të rinjtë, gratë dhe bizneset sociale, ka targetuar turizmin si instrument atraktiv për zhvillimin e përbashkët ndërkufitar në mes të dy regjioneve tona. Projekti ynë “Networking for Succes” ndërton koncepte të reja të ndërmarrësisë sociale në të dy regjionet tona, po lënë gjurmë afat gjate duke zhvilluar dhe implementuar në dy qendrat tona për aftësime profesionale në Gjilan dhe Kumanovë“, tha Muharremi.

Ndërsa, në emër të Rrjetit të Grave të Maqedonisë së Veriut (SOZM) foli Savka Todorovska, e cila tha se ky panair ndihmon që gratë e të rinjtë të krijojnë ndërmarrësit e tyre të qëndrueshme.

Sipas saj, ky projekt synon të ndihmojë edhe në zvogëlimin e migrimit në dy shtetet.

Todorovska: Të ndikojmë në zvogëlimin e migrimit

“Të rinjtë dhe gratë nga komuna e Kumanovës dhe Gjilanit kanë bashkëpunuar që 20 muaj dhe do vazhdojmë tutje në mënyrë që të gjitha nga këto produkte të shndërrohen në biznes, të rinjtë dhe gratë nga këto dy komuna të mund të hapin ndërmarrësit e tyre për përfitime ekonomike, që të jenë edhe vetë të qëndrueshëm, në mënyrë që të zvogëlohet migrimi nga fshati në qytet dhe më shumë të zvogëlohet migrimi që nga shtetet tona”, tha ajo.

Përkrahje të vazhdueshme për panaire të tilla ofroi edhe zëvendësministrja e Zhvillimit Rural, Magbule Shkodra, e cila tha se panaire të tilla ndihmojnë në shkëmbin  e përvojave dhe shtrirjen e bizneseve të tyre edhe jashtë kufijve të Ballkanit.

Shkodra: Punimet tuaja të shihen edhe jashtë kufijve të Ballkanit

 “Bashkëpunimi ndërkufitar është pika kyçe, sepse këtu njiheni në mes vete. Këtu mund t’i shkëmbeni përvojat tuaja me njëra-tjetrën dhe mund t’i shihni punimet tuaja, në mënyrë që ato të shiten dhe të shihen nga të tjerët dhe përtej kufijve të shteteve tona. Dëshiroj të shoh edhe më shumë organizime të kësaj natyre dhe dëshiroj t’ju siguroj që me të vërtetë këto punime tuaja të shihen jashtë kufijve të Ballkanit, ndoshta në vendet e Bashkimit Evropian”, u shpreh ajo.

Pjesë e panairit ishte edhe Fana Gashi nga Peja, e cila merret me punë dore. Ajo  tha se pjesëmarrja në panaire e ka ndihmuar të zhvillojë biznesin e saj.

Gashi: Panairet më kanë sjellë përfitime për biznesin tim

“Sot kemi prezantuar  veshje kombëtare, çorape, papuçe, garnitura, qilima, të gjitha artizanalet që janë të punuar me punë dore i kemi sjell...Në çdo panair marr pjesë. Jam shumë e kënaqur nga panairet, gjithnjë kam fitim të mirë”, tha Gashi.

Edhe Ajshe Jashari nga Gjilani kishte zgjedhur që të prezantojë mjaltin nga lule radhiqe, të të cilin tha se sjell përfitime të mira shëndetësore.

Jashari: Sot po e prezantoj mjaltin nga lule radhiqe

“Sot kam ardhur të prezantoj mjaltin prej lule radhiqeve. Mjalti që prodhohet prej luleve nuk është nga bleta, është nga lulja radhiqe me limon dhe portokaj dhe sheqer...Në panair sot ka interesim, por njerëzit nuk janë edhe aq të informuar. Unë i prodhoj këto me porosi”, tha ajo. 

Në Prishtinë hapet Panairi i Artizanateve dhe Trashëgimisë Kulturore

Partnerët implementues OJQ Dera e Hapur dhe OJQ Sozm organizojnë sot Panairin e Artizanateve dhe Trashëgimisë Kulturore në Prishtinë.

Projekti ‘Networking for Success’ financohet Bashkimi Europian dhe menagjohet nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë përmes Programit të Bashkëpunimit ndërkufitar Kosovo - Macedonia e Veriut 2014-2020, dhe implementohet nga OJQ National Council for Gender Equality (Maqedoni e Veriut) dhe OJQ Dera e Hapur (Kosovë).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...