Mbahet marshi protestues kundër racizmit, kërkohet shkarkimi i prokurorit - Bota Sot
Mbahet marshi protestues kundër racizmit, kërkohet shkarkimi i prokurorit

Prishtina

Mbahet marshi protestues kundër racizmit, kërkohet shkarkimi i prokurorit

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 12:40
Marshimi në Prishinë kundër racizmit

(E plotësuar) - Me pankarta “Polici, Gjyqësi, dëshiromë përgjegjësi”, “Kundër vrasjes institucionale” dhe “Kundër racizmit”, është marshuar sot pas rastit të vrasjes së 12-vjeçarit në Fushë Kosovë.

Protestuesit kanë kërkuar që Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit të marrin përgjegjësi për rastin dhe kanë kërkuar që prokurori i rastit të shkarkohet, pasi ka dështuar të mbrojë jetën e një fëmije.

Marshi protestues ka filluar nga sheshi “Skënderbeu” dhe ka vazhduar deri para Këshillit Prokurorial të Kosovës, nga ku është thënë se vrasja e fëmijës 12-vjeçar mban nënshkrimin e policisë dhe vulën e Prokurorisë.

Gazmend Qyqalla, në emër të protestuesve, tha se rasti i fëmijës tregon se shteti është diskriminues ndaj popullsisë shumicë, derisa ka ripërsëritur se shteti ka dështuar të mbrojë jetën e fëmijës.

Qyqalla: Kërkojmë që prokurori i rastit të shkarkohet nga detyra

“Ne me këmbëngulje i kundërshtojmë këto sjellje dhe akte jonjerëzore, dhe kërkojmë nga policia dhe sistemi gjyqësor që të japin përgjegjësi për rastin e vrasjeve të fëmijëve...Kërkojmë që prokurori i rastit të shkarkohet nga detyra, për arsye se ai ka dështuar në mbrojtjen e fëmijës”, tha ai.

Ai tha se kundërshtojnë racizmin institucional që po i vret qytetarët e Kosovës dhe se po protestojnë kundër ‘mendësisë raciste që vret fëmijët’.

Qyqalla: Po protestojmë kundër çdo mendësie raciste

“Ne jemi mbledhur këtu për të protestuar dhe kundërshtuar racizmin institucional që po i vret qytetarët e Republikës së Kosovës. Duke qenë dëshmitarë të neglizhencës së institucioneve dhe diskriminimit sistematik nga ana e tyre, ne sot po protestojmë kundër çdo mendësie raciste, diskriminuese e vrasëse që po vret fëmijë. Shteti, me rastin e fundit, po na tregon të qenit anëtar i një etnie jo shumicë, i një klase të varfër mund të kushtojë me jetë. Institucionet që paguhen nga taksat tona, po na tregojnë që toleranca institucionale ndaj krimit është e lartë e që i bënë bashkëfajtorë. Shteti po dështon me i mbrojte qytetarët e vet. Rasti i përdhunimit dhe vrasjes së fëmijës është një ngjarje e tmerrshme që po na i përplasë për fytyre racizmin e normalizuar në shoqërinë tonë. Për këtë, institucionet kanë faj, duke filluar prej shkollave e deri te policia e prokuroria që po tregojnë që disa jetë vlejnë më pak e që përdhunimet nuk merren hiç seriozisht. Për më tepër, kjo e vë në pikëpyetje mirëqenien e fëmijëve të këtij shteti”, u shpreh ai.

Qyqalla deklaroi se ky rast i raportuar shumë herë për shkak të injorimit dhe diskriminimit përfundoi në tragjedi kolektive.

Qyqalla: Vdekja e tij mban nënshkrimin e policisë dhe vulën e Prokurorisë

“Prindërit e viktimës kanë raportuar disa herë brenda katër muajsh që fëmija i tyre po dhunohet seksualisht. Kaluan disa muaj dhe Policia dhe Prokuroria diskriminuese e Kosovës nuk dërgoi asnjë dokument dhe nuk ndërmori asnjë veprim për mbrojtjen e këtij djali. Përderisa Policia bëri përpjekje të distancojë veten nga rasti dhe la në faj prokurorin, dhe kjo nuk tregon se kush është prokurori i ngarkuar me këtë rast. Prokurori nuk e ka parë shqetësuese dhunimin e 11-vjeçarit, i cili ka pushuar hetimet. Pas abuzimit sistematik fëmija vdiq. Vdekja e tij mban nënshkrimin e policisë dhe vulën përfundimtare të Prokurorisë. Ky rast i tmerrshëm e që bashkëfajtorë kanë institucionet e raciste, na bashkon sot këtu për të protestuar dhe për të luftuar haptazi diskriminimin sistematik që iu bëhet komuniteteve jo shumicë, rom, ashkali dhe egjiptas”, deklaroi ai.

Në marshin protestues kanë marrë pjesë edhe nga organizatat për mbrojtjen e fëmijëve, si dhe deputet të Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosja dhe Partia Socialdemokrate.

I njëjti grup i protestuesve ditë më parë ka mbajtur një protestë edhe në stacionin policor në Fushë Kosovë.

Vrasja e 12-vjeçarit në Fushë Kosovë, kërkohet shkarkimi i prokurorit

Ka nisur marshi protestues i organizuar nga aktivistë kundër racizmit, pas vrasjes së 12-vjeçarit në Fushë Kosovë.

Protestuesit thanë se ai u vra si pasojë e neglizhencës së policisë, derisa kanë kërkuar shkarkimin e prokurorit që sipas tyre nuk ka marrë asnjë hap që ta parandalojë vrasjen e 12-vjeçarit.

Kohë më parë Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e paraburgimit prej 1 muaji për të dyshuarin S.O. për vrasjen e 12-vjeçarit, të cilin më parë e kishte përdhunuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...