Policia jep detaje për biznesmenin e njohur që u gjet i vdekur në banesën e tij

Prishtina

Policia jep detaje për biznesmenin e njohur që u gjet i vdekur në banesën e tij

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 14:08
Ilustrim

Fehmi Gashi, pronar i butikut të njohur ‘Charlie-Fashion’, është gjetur i vdekur sot në banesën e tij në lagjën ‘Dardania’ në Prishtinë.

Rastin për Gazetën Metro e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, i cili ka thënë se personi në fjalë është gjetur i vdekur rreth orës 11:00.

“Me datë 23.07.2019 rreth ores 10:50h, Prishtine (L.Dardania) në banesen e tij nga familjarët është gjetur i vdekur personi F.G.,1977”, ka thënë Krasniqi.

Tutje, ai ka bërë të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar njësia e Urgjencës në Prishtinë, si dhe në vendin e ngjarjes ka dalur edhe policia.

Lidhur me veprimet, është njoftuar edhe Prokurori kujdestar dhe Njesia e Hetimeve Rajonale.

Gjendet një person pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë, policia jep detajet

Një person me inicialet F.G, rreth moshës 42 vjeçare është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij, sot rreth orës 10:50 në banesën e tij në lagjen “Dardania”, në Prishtinë.

Lajmin e bëri të ditur, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Sipas tij, vdekjen e viktimës e ka konstatuar Njësia e Urgjencës në Prishtinë.

“Me datë 23.07.2019  rreth orës 10:50, në Prishtinë lagja ‘Dardania, është gjetur i vdekur personi F.G.,1977, në banesën e tij nga familjarët. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar Njësia e Urgjencës-Prishtinë”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi po ashtu tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore.

Ndërkaq, lidhur me veprimet është njoftuar Prokurori kujdestar dhe Njësia e Hetimeve Rajonale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat