Askush s’është arrestuar për vrasjen e 45-vjeçarit të pastrehë në “Dardani” të Prishtinës

Prishtina

Askush s’është arrestuar për vrasjen e 45-vjeçarit të pastrehë në “Dardani” të Prishtinës

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 18:14
Prishtinë

Brenda pak ditësh u vranë dy persona të gjinisë mashkullore, të dy nga komuniteti rom, në Kosovë. 9-vjeçari K.V., nga Fushë-Kosova, u dhunua dhe më pas u rreh për vdekje. Për vdekje u rreh edhe Gani Rama, po ashtu nga ky qytet. Policia tha se ende nuk e kanë identifikuar të dyshuarin për vdekjen e 45-vjeçarit, edhe pse Prokuroria i ka të gjitha pamjet.

Hetimet për zbardhjen e këtij rasti po vazhdojnë.

 “Njësia e Hetimeve të Përgjithshme  DRP-Prishtinë, në koordinim me Prokurorin e Shtetit është duke zhvilluar hetime intensive lidhur me identifikimin e kryesit të kësaj vepre penale dhe hetimin e rastit në përgjithësi. Kështu që  deri në ketë fazë   edhe për kundër zhvillimit të hetimeve  të pa ndërprera, nuk është arritur ende të identifikohet i dyshuari i këtij rasti dhe deri sa nuk  dihet kryesi i veprës nuk mund të identifikohet as lidhja në mes të dyshuarit  dhe viktimës”, tha policia, të martën pë Express.

Prokuroria Themelore e Prishtinës tha se Gani Rama ka vdekur si pasojë e lëndimeve të rënda që i ka marr nga rrahja. Deri më tani nuk dihen motivet e kësaj rrahje, ndërsa sulmuesi është ende në arrati.

Shoku i Ganisë, Hysni Musa, tregoi se i ndjeri kishte pasur edhe probleme shëndetësore. Për arsyen që çoi deri tek përleshje, Musa thotë se nuk mund të paragjykojë, por thotë se pret që organet e rendit ta zbardhin rastin.

Ganiu së bashku me gruan dhe  vajzat e tij kishin provuar disa herë që të dalin jashtë shtetit për një jetë me të mire. Këtë ia kishin arritur duke dalë në Gjermani, por që për Ganiun nuk zgjati shumë.

17 persona u vranë për shtatë muaj në Kosovë:

Me vdekjen e Gani Ramës, numri i personave që u vranë brenda këtij viti në Kosovë ka shkuar në 17.

Vrasjet kanë ndodhur në këto komuna:

Gjilan (1 grua), Ferizaj (1 burrë), Prishtinë (2 burra dhe 2 gra), Gjakovë (1 burrë) Suharekë (2 burra),  Lipjan (1 burrë), Skenderaj (1 burrë), Prizren (1 bebe, gjinia mashkullore), Rugovë (1 burrë), Viti (1 burrë) dhe Rahovec (1 burrë) Deçan (6 vjeçari), Fushë-Kosovë (9 vjeçari).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat