Drejtoria e Inspekcionit në Prishtinë “godet” taksitë, gjoba deri në 300 euro

Prishtina

Drejtoria e Inspekcionit në Prishtinë “godet” taksitë, gjoba deri në 300 euro

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 16:34
Fotot e publikuara

Ndonëse Prishtina është një nga qytetet me më së shumti parregullsi, kaos urbanistik e trafik të mbingarkuar, megjithatë është Drejtoria e Inspekcionit në Prishtinë po mundohet të vë rregulla, ndërsa për të gjithë ata që thyejnë ato, nuk po i kursen gjobat.

Sot, kjo drejtori ka pasur në shënjestër taksitë, pa dallime. Derisa Inspekcioni bashkë me Policinë e Kosovës kanë qenë të prerë në vendimet e tyre.

Adonis Tahiri, drejtor i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, madje ka postuar disa imazhe ku shihen edhe gjobat.

Ai ka paralajmëruar se kompanitë e taksive që lëshojnë në qarkullim më shumë vetura sesa që i lejohen, rrezikojnë ta humbin licencën, teksa një nga këto kompani është gjobitur me 300 euro.

Po ashtu me gjobë prej 100 euro është dënuar një kompani e taksisë, e cila ka lejen e Obiliqit, teksa është parë në rrugët e Prishtinës.

E përveç gjobës një kompanie që bartte mallëra pa fletëudhëzim i kanë konfiskuar edhe taragat.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat