Gjykata Themelore në Prishtinë rrit efikasitetin në zgjidhjen e lëndëve

Prishtina

Gjykata Themelore në Prishtinë rrit efikasitetin në zgjidhjen e lëndëve

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 12:28
Foto

Me qëllim të rritjes së transparencës nga tani e tutje në ueb portalin e Gjykatës Themelore në Prishtinë në baza mujore opinioni i gjerë publik mund të gjejë raportin individual të lëndëve të kryera nga gjyqtarët e kësaj Gjykate, përfshirë edhe degët në Podujevë, Lipjan, Gllogoc dhe Graçanicë.

Në linkun më poshtë gjendet raporti i paraqitur për periudhën janar-qershor 2019, ndërsa nga tani e tutje publikimi i raportit të lëndëve të kryera nga gjyqtarët e Gjykatës Themelore në Prishtinë do të bëhet publik në baza mujore.

Gjykata Themelore në Prishtinë me degët e saj vitin 2019 e ka filluar me 98.243 lëndë, ndërsa gjatë periudhës raportuese gjashtëmujore  ka pranuar 13.411 lëndë.

Në periudhën 01.01.2019- 31.06.2019, Gjykata Themelore në Prishtinë ka kryer  25.469 lëndë, që nënkupton se efikasiteti në zgjidhjen e lëndëve është 189.91%, pasi ka arritur që të përfundojë lëndë në numër më të madh se që ka pranuar dhe njëkohësisht ka arritur që për 12.058 lëndë të reduktohet numri i lëndëve të vjetra.

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka kushtuar vëmendje të veçantë Departamentit të Krimeve të Rënda, ku nga 159 lëndë të pranuara ka arritur të kryejë  397 lëndë brenda periudhës 6-mujore të vitit 2019, andaj efikasiteti i shprehur në përqindje është 191.19% ose janë kryer 238 lëndë më tepër se sa numri i lëndëve të pranuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat