“1 orë e 20 minuta për t’i kaluar 3 km”, deputeti i LDK-së “shpërthen” ndaj Lekajt dhe Ahmetit

Prishtina

“1 orë e 20 minuta për t’i kaluar 3 km”, deputeti i LDK-së “shpërthen” ndaj Lekajt dhe Ahmetit

Nga: A.ZH Më: 25 korrik 2019 Në ora: 17:13
Fotoja e publikuar nga Arben Gashi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi, ka hedhur kritika ndaj Ministrit të Infrastrukturës Pal Lekaj dhe kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeti.

Gashi ka thënë se Lekaj dhe Ahmeti po e “mbysin Prishtinën”, për shkak të kolonave të gjata në rtrafik, përcjell Bota sot.

Deputeti I LDK-së ka treguar se për t’I kaluar 3 kilometra me veturë në kryeqytet, i është dashur 1 orë e 20 minuta kohë.

“1 orë e 20 minuta për t’i kaluar 3 kilometra, Pal Lekaj në koordinim me Shpend Ahmetin po e ”mbysin” Prishtinën!!”, ka shkruar ai në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat