Vranidolli pret zgjedhjet për zgjidhje - Bota Sot
Vranidolli pret zgjedhjet për zgjidhje

Prishtina

Vranidolli pret zgjedhjet për zgjidhje

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 21:17
Vranidoll

Pa nënkalim po rrezikohet jeta e fëmijëve, Komuna ia hedh fajin Ministrisë së Infrastrukturës.

Gjendet vetëm 15 km larg kryeqendrës së Kosovës. Por, fshati Vranidoll i Prishtinës po përballet me shumë telashe, kryesisht në infrastrukturë.

Jeta e fëmijëve të këtij fshati ka vite që rrezikohet gjatë rrugës që e bëjnë ata çdo ditë për në shkollë.

Fatkeqësisë në këtë rrugë nuk i kanë shpëtuar dy vajza, njëra prej të cilave është në karrocë dhe nuk lëviz fare.

Përfaqësuesi i Vranidollit, Behgjet Reçica, thotë se kanë kërkuar të ndërtohet një nënkalim apo mbikalim në rrugën magjistrale që lidh Prishtinën me Podujevën.

Mungesa e emrave të rrugëve është një problem tjetër.

Aspak më mirë nuk janë as disa prej shtyllave elektrike të këtij fshati. Nga ato, po ashtu rrezikohen banorët.

Banorët e fshatit po ankohen edhe se nuk po mund t’i shfrytëzojnë më se 2 hektar tokë që është e ndarë për varreza, për shkak se nuk ka rregullim dhe rrethim të hapësirës.

E nëse shkon më në thellësi të fshatit, atëherë do të përballesh me diçka tjetër – mungesën e ujit.  

Por, megjithatë është një kohë në të cilën të gjithë banorët kanë shpresë. Në kohë të zgjedhjeve, kur iu premtohet zgjidhje.

Për të gjitha këto probleme, përfaqësuesi i fshatit thotë të ketë drejtuar kërkesa e peticione në Komunë.

E Komuna e Prishtinës, në një përgjigje  shfajësohet për problemin në rrugën magjistrale, duke treguar se është përgjegjësi e Ministrisë së Infrastrukturës.

Ndërsa, për rrjedhën e kanalizimit thonë të kenë filluar procedurat e zgjidhjes së problemit.

E, për shqetësimet me ujë, dhe rregullim e rrethim të varrezave thotë se do t’i shqyrtojnë kërkesat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...