Pishina e Gërmisë do të punojë edhe gjatë ditëve të festivalit Sunny Hill

Prishtina

Pishina e Gërmisë do të punojë edhe gjatë ditëve të festivalit Sunny Hill

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 12:19
Pishina e Gërmisë

Edhe gjatë ditëve sa do të mbahet festivali Sunny Hill me datat 02/03/04.08.2019 në parkun e Gërmisë, pishina e Gërmisë do të punojë normalisht dhe do të jetë e hapur për të gjithë qytetarët.

Hyrja në pishinën e Gërmisë do të jetë e njëjtë sikurse gjatë gjithë sezonit.

“Me qëllim të shmangies së tollovisë, ftohen qytetaret që të shfrytëzojnë transportin publik për të arritur deri në pishinen në Gërmi”, thuhet në njoftimin e pishinës së Gërmisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat