Shpend Ahmeti jep lajmin e madh për Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë

Prishtina

Shpend Ahmeti jep lajmin e madh për Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 15:41
Shpend Ahmeti

Shpend Ahmeti, Kryetari i Komunës së Prishtinës ka dhënë një lajm të mirë për Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Ahmeti ka bërë të ditur se pas 15 vitesh, Pallati i Rinisë është pa borxhe.

“Për herë të parë në 15 vitet e fundit, Pallati i Rinisë është pa borxhe. Kemi paguar të gjitha vendimet gjyqësore si pasojë e zjarrit në vitin 2000. Për vite me radhë para marrjes në menaxhim, kamata e vendimeve është shtuar me që rast Pallati është rënduar edhe më shumë.

Me vendim të Komunës së Prishtinës tashmë borxhet janë paguar dhe gjendja është normalizuar. Me këtë rast ka përfunduar faza emergjente e vlerësimit të borxheve dhe pagesave. Kjo ka qenë faza e parë pas kthimit të Pallatit në Ndërmarrje Komunale.

Tashmë kemi filluar fazën e dytë të përgatitjes së investimeve në pjesën e rinisë ku ka qenë ASK dhe ku është Salla e Kuqe, dhe po ashtu kemi filluar punët përgatitore për projektin e renovimit të salles së djegur, apo Sallës së Madhe. Po ashtu po planifikohet edhe renovimi i të gjitha sallave, zhveshtoreve, dhe ambienteve të tjera në institucionin më të madh sportiv në vendin tone”, thuhet në njoftimin e Ahmetit në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat