Për ish-punëtorët e “Gërmisë”, Komuna e Prishtinës do të paguajë 1,1 milion euro - Bota Sot
Për ish-punëtorët e “Gërmisë”, Komuna e Prishtinës do të paguajë 1,1 milion euro

Prishtina

Për ish-punëtorët e “Gërmisë”, Komuna e Prishtinës do të paguajë 1,1 milion euro

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 14:46
Foto ilustrim

Komuna e Prishtinës dhe Agjencia Kosovare e Privatizimit, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për pagesën e shpronësimit të ndërtesës “Shtëpia e re e Mallrave”.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, tha se me marrëveshjen e nënshkruar si Komunë e Prishtinës, është marrë obligim që pagesa e mjeteve për 20 % për punëtorët e NSh “Gërmia” të bëhet brenda viteve 2019, 2020 dhe vitit 2021.

“Me marrëveshjen e nënshkruar si Komunë e Prishtinës kemi marrë obligim që pagesa e mjeteve për 20 % për punëtorët e NSh “Gërmia” të bëhet brenda viteve 2019, 2020 dhe vitit 2021 dhe atë kësti i parë në muajin Tetor 2019, kësti i dytë në muajin Shkurt 2020 dhe kësti i tretë në muajin Shkurt 2021. Ndërkaq, për punëtorët e NSh Slloga (KHT Kosova) pagesa e 20 % nga Komuna do të bëhet në llogari të AKP-së deri në muajin Tetor të këtij viti”, ka thënë Pacolli.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...