Temperaturat e larta, ambulancë dhe cisterna me ujë në sheshet e Prishtinës

Prishtina

Temperaturat e larta, ambulancë dhe cisterna me ujë në sheshet e Prishtinës

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 07:19
Ilustrim

Sipas parashikimeve të motit, prej sot e ditëve në vijim pritet që temperaturat në vendin tonë të jenë të larta.

Qytetarët apelohen që të shmangin ekspozimet e panevojshme në diell nga ora 09:00 deri në orën 17:00. Kjo vlen sidomos për kategoritë e cenueshme si të moshuarit, shtatzënat dhe të personat me sëmundje kronike e sidomos me ato kardiovaskulare.

Po ashtu, apelohet gjithashtu që të konsumohet sasi e mjaftueshme e ujit, ushqime të lehta dhe të qëndroni në ambiente të freskëta.

Për qytetarët në Prishtinë, Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me shërbimin e zjarrfikësve, do të vendos dy cisterna me ujë të pijshëm dhe për mundësi freskimi në sheshin “Ibrahim Rugova” dhe në “Zahir Pajaziti”.

Gjithashtu në bashkëpunim me ekipet në Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Qendrën e Mjekësisë Urgjente në sheshin “Skenderbeu” është vendosur një autoambulancë që do të jetë në gatishmëri të plotë.

Qytetarët që ndjejnë shqetësime mund të lajmërohen te ekipi kujdestar apo edhe në Qendrën e Mjekësisë Familjare më të afërt.

Në të njëjtën kohë, qytetarët dhe bizneset janë lutur që gjatë këtyre ditëve, uji i pijshëm të konsumohet në mënyrë sa më racionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat