Radhë të gjata të pritjes në Komunën e Prishtinës, sistemi i gjendjes civile jashtë funksionit

Prishtina

Radhë të gjata të pritjes në Komunën e Prishtinës, sistemi i gjendjes civile jashtë funksionit

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 16:28
Komuna e Prishtinës

Komuna e Prishtina njofton të gjithë kryeqytetasit se gjatë gjithë javës nuk ka funksionuar sistemi i gjendjes civile që menaxhohet nga Agjencia për Regjistrim Civil, si pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Si pasojë, Zyra e Gjendjes Civile në Komunën e Prishtinës nuk ka arritur të ofrojë shërbime dhe janë krijuar radhë të gjata të pritjes.

“Sistemi ende nuk është rikthyer në funksion. Kërkojmë ndjesë për situatën e krijuar dhe pritjet e gjata”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Mirëpo, nuk kanë ndonjë përgjigje se kur do të rregullohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat