Shtylla elektrike e rrëzuar rrezikon banorët

Prishtina

Shtylla elektrike e rrëzuar rrezikon banorët

Nga: Taulant Veseli Më: 10 gusht 2019 Në ora: 10:43
Rruga Dardania, Apollonia A28, Hyrja 5, Fushë Kosovë.

Në rrugën Dardania të Fushë Kosovës, mbi shkallët e hyrjes së 5-të të bllokut Apollonia A28, po bëhen 24 orë prej kur u rrëzua shtylla elektrike mbi shkallët e hyrjes.

Ndonëse Policia e Kosovës dhe KEDS janë lajmëruar menjëherë dje pas rrëzimit të shtyllës, banoret mbeten ende në pritje të largimit të rrezikut.

Banorët e kësaj lagje janë jashtëzakonisht të shqetësuar nga kjo papërgjegjësi e organeve kompetente të sigurisë së qytetarëve dhe të shtyllave elektrike.

Rreziku që i kanosen banorët është tejet i lartë, dhe ndoshta vërtetë në Kosovë duhet të ndodhin tragjedi e vdekje për t’i vënë organet kompetente në lëvizje dhe në shërbim të qytetarëve.

Banorët e kësaj lagje të Fushë Kosovës lusin mediet për sensibilizimin e kësaj çështje dhe të dalin në terren e ta raportojnë këtë ngjarje dhe rrezikun që i kanosen qytetarët e kësaj hyrje, me shpresë që të dalin Policia dhe KEDS në këtë vend dhe ta sigurojnë hapësirën nga rreziku i shtyllës elektrike.

Më poshtë fotografitë e gjendjes së hyrjes në adresën: Rruga Dardania, Apollonia A28, Hyrja 5, Fushë Kosovë.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat