Një shpend më shumë në Gërmi, kapet në fotografi pula e ujit

Prishtina

Një shpend më shumë në Gërmi, kapet në fotografi pula e ujit

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 21:07
Pula e Ujit është fotografuar në parkun e Gërmisë

Pula e Ujit është fotografuar në parkun e Gërmisë në Prishtinë.

Fotografia është shkrepur nga Alber Krasniqi, i cili përmes një postimi në Facebook ka konfirmuar se atë e kishte hasur edhe në muajin prill.

Megjithatë, atëherë ai kishte menduar se ajo ishte prezente aty për shtegtim.

Por, sot e ka hasur me të vegjlit e saj, fakt ky që e gëzon shumë.

“Hera e parë që është dokumentuar me foto pula e ujit në Kosovë ka qenë në prill të këtij viti në Parkun e Gërmisë. Duke menduar që në Gërmi është vetëm si pushim gjatë shtegtimit në ndonjë vend tjetër nuk e kemi futur në listën e shpezëve të Parkut të Gërmisë. Por, sot u panë u fotografuan edhe të vegjlit e saj”, shprehet Krasniqi, i cili i shton se, “është kënaqësi që pula e ujit (Gallinula chloropus) polenizon dhe rritë zogjtë në Parkun e Gërmisë. Ta ruajmë, ta duam Parkun e Gërmisë”, thuhet në postimin në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat