Inskepcioni me aksion për lokalet që ekspozojnë jashtë mallrat, gjobat do të rriten

Prishtina

Inskepcioni me aksion për lokalet që ekspozojnë jashtë mallrat, gjobat do të rriten

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 16:19
Prishtinë

Sot Inspeksioni  në Komunën e Prishtinës ka gjobitur bizneset e vogla, ku të njëjtat kishin ekspozuar mallrat para lokaleve.

Të paktën  tri lokale janë dënuar me nga 100 euro gjobë.

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës Adonis Tahiri, përmes disa postimeve në llogarinë Facebook, ka thënë madje se gjobat do të shkojnë duke u rritur për ata që thyejnë rregullat.

Ndryshe, kjo është pritur mirë nga qytetarët, të cilat kanë komentuar se një gjë e tillë duhet të ndodhë edhe në qytetet e tjera, pasi që bizneset po bllokojnë trotuaret duke ekspozuar mallrat.

Derisa, një apel që mallrat mos të ekspozohen në këto ditë të nxehta është dhënë edhe nga Instituti i Shëndetësisë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat