Mos ia mësyni kësaj rruge të Prishtinës, sot e nesër është totalisht e bllokuar

Prishtina

Mos ia mësyni kësaj rruge të Prishtinës, sot e nesër është totalisht e bllokuar

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 09:26
Rruga Gani Butka do të mbyllet për qarkullim për shkak të punimeve dhe sanimit të kanalizimit nga Kompania e Ujësjellësit

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur së rruga Gani Butka do të mbyllet për qarkullim për shkak të punimeve dhe sanimit të kanalizimit nga Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”.

Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që e qarkullojnë këtë rrugë, të bëjnë devijimin e rrugës gjatë këtyre dy ditëve.

 “Të mërkurën e të enjten, me datën 14 e 15 gusht, rruga Gani Butka do të mbyllet për qarkullim për shkak të punimeve dhe sanimit të kanalizimit nga Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” . Luten qytetarët që e qarkullojnë këtë rrugë, të bëjnë devijimin e rrugës gjatë këtyre dy ditëve”, thuhet në njoftimin e komunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat