Nëna braktis fëmijët, në Prishtinë, nuk dëshiron të kujdeset më për ta

Prishtina

Nëna braktis fëmijët, në Prishtinë, nuk dëshiron të kujdeset më për ta

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 12:05
Foto ilustrim

Një nënë ka braktisur fëmijët e saj në Prishtinë. Ajo ka raportuar se nuk dëshiron më të kujdeset për ta.

Rasti është bërë i ditur nga Policia e Kosovës, ndërsa fëmijët janë dërguar në qendrën strehimore në kryeqytet.

“Është raportuar se dyshuara femër K/Shqiptare, ka raportuar se nuk dëshiron të përkujdeset për fëmijët  e saj. Me vendim të prokurorit fëmijët janë dërguar në një vend të sigurt në qendrën strehimore në Prishtinë, ndërsa e dyshuara është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat