Diskutohet për punën vullnetare dhe ndikimin e saj në zhvillimin e rinisë

Prishtina

Diskutohet për punën vullnetare dhe ndikimin e saj në zhvillimin e rinisë

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 07:22
Ilustrim

Shtëpia e Evropës në Prishtinë sot di të mbaj një panel diskutimi me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë me temë “Puna vullnetare në Kosovë dhe ndikimi i saj në zhvillimin e rinisë”.

Fokusi i këtij paneli diskutues është të prezantojë sesi po funksionon regjistrimi i punës vullnetare përmes Platformës dhe Databazës për Punë Vullnetare që menaxhohet nga MKRS-ja, si dhe të prezantohet puna vullnetare e disa organizatave të mirënjohura rinore që veprojnë në komunën e Prishtinës dhe kanë përvojë në të kaluarën në punën me komunitet dhe në promovimin e të drejtave të të rinjve. Po ashtu, paneli synon të shqyrtojë se si ndikon vullnetarizmi në zhvillimin personal dhe profesional të rinisë.

Folësit në panel janë Vedat Jashari, drejtor i divizionit për zhvillimin e politikave për rini në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Marigona Shabiu, drejtoreshë ekzekutive e Iniciativës Rinore për të Drejtat e Njeriut IRDNJ, Erleta Morina - organizuese e komunitetit në Termokiss dhe Hana Ilazi, koordinatore e projektit në Peer Educators Netëork PEN.

Dita Ndërkombëtare e Rinisë është ditë e vetëdijesimit e përcaktuar nga Kombet e Bashkuara. Qëllimi i kësaj dite është të tërheq vëmendjen lidhur me disa çështje të caktuara kulturore dhe ligjore që kanë të bëjnë me rininë. Për herë të parë DNR është shënuar më 12 gusht në vitin 2000.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat