Greva e punëtorëve të aeroportit, ACC: Nuk janë vërejtur parregullsi

Prishtina

Greva e punëtorëve të aeroportit, ACC: Nuk janë vërejtur parregullsi

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 12:24
Greva e punëtorëve të aeroportit

Ka vazhduar edhe sot greva e punëtoreve të Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “ Adem Jashari” e cila është mbajtur nga ora 08:00 deri në orën 10:00, siç ishte paralajmëruar më herët nga kjo sindikatë.

Inspektorët e Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës gjatë kohës së grevës kanë vëzhguar për së afërmi vijimin e operimeve në pajtim me rregullat dhe standardet e zbatueshme për siguri të operimeve dhe u shprehën se nuk kanë vërejtur ndonjë parregullsi.

Greva pritet të vazhdoj edhe nesër nga ora 08:00 deri në ora 14:00, prandaj AÇ lut udhëtarët që të monitorojnë komunikatat e ANP “Adem Jashari” dhe të planifikojnë itinerarin e udhëtimeve në koordinim të ngushtë me kompanitë ajrore apo përfaqësuesit e tyre. 

Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës edhe njëherë ju bën thirrje të gjitha palëve që të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë e dialogut social për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për palët dhe ndërprerje të grevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat