Dalin pamjet e para nga vendi ku ndodhi plagosja e një personi në Prishtinë - Bota Sot
Dalin pamjet e para nga vendi ku ndodhi plagosja e një personi në Prishtinë

Prishtina

Dalin pamjet e para nga vendi ku ndodhi plagosja e një personi në Prishtinë

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 19:41
Foto ilustrim

Sot rreth orës 17:00 janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në rrugën “Azem Bejta” në Prishtinë, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Media ka siguruar një video nga vendi i ngjarjes, mund të vërehet policia dhe një person i shtrirë në tokë.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtarja e Policisë për Informim, Flora Ahmeti, duke thënë se viktima tani ndodhet në spital duke u trajtuar.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën ‘Azem Bejta’ në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasur në një person të plagosur, i cili menjëherë është dërguar për tretman mjekësor”.

“Aktualisht nga njësitet policore është duke u bere ekzaminimi i vendit të ngjarjes, ndërkohë që hetuesit policorë janë duke punuar për identifikimin e personave të dyshuar, si dhe sqarimin e rrethanave që lidhen me këtë ngjarje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...