Gjykata Themelore e Prishtinës bëhet me pajisje audio-incizuese

Prishtina

Gjykata Themelore e Prishtinës bëhet me pajisje audio-incizuese

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 13:28
Foto

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, përmes projektit Mbështetje Përpjekjeve Antikorrupsion (SAEK II), ka dhuruar audio- pajisje për incizim Departamentit Special kundër Korrupsionit dhe Krimit në kuadër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, në një ceremoni rasti që u mbajt sot.

Valbona Bogujevci, asistent-përfaqësuese e përhershme dhe koordinatore e Programit tha se pajisjet për incizime do të ndihmojnë transparencën e seancave gjyqësore, efikasitetin në punë si dhe do të mundësojnë akoma më shumë qasjen në drejtësi.

Ndërsa, Arben Hoti, nënkryetar i Gjykatës Themelore të Prishtinës tha se audio pajisjet për incizim janë domosdoshmëri për efikasitetin e seancave gjyqësore.

Donacioni është pjesë e aktiviteteve për të mbështetur sistemin e drejtësisë në Kosovë për përmirësimin e transparencës së seancave gjyqësore, qasjes në drejtësi dhe efikasitetit të sistemit në përgjithësi, duke mundësuar reduktimin e dukshëm të kohëzgjatjes së gjykimeve.

Donacioni është bërë falë mbështetjes financiare të Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim (SDC) në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat