Tenderi për furnizim me dru, kaq para i kushtoi komunës së Prishtinës - Bota Sot
Tenderi për furnizim me dru, kaq para i kushtoi komunës së Prishtinës

Prishtina

Tenderi për furnizim me dru, kaq para i kushtoi komunës së Prishtinës

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 06:02
Foto ilustrim

Kuvendi Komunal i Prishtinës në fillim të këtij muaji ka arritur të nënshkruajë kontratën më të re.

Komuna e cila drejtohet nga Shpend Ahmeti, këtë herë ka kurorësuar një kontratë sa i përket furnizimit me dru.

Vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 53 mijë euro, porse e njëjta është finalizuar për 48 mijë e 400 euro.

Tutje bëhet e ditur se kohëzgjatja e marrëveshjes kornizë është për 12 muaj, derisa për të njëjtin tender kanë aplikuar 5 operator ekonomik.

Ndërkaq, tenderi në fjalë u është besuar operatorëve “AOME ” SH.P.K.; Ndërmarrje Tregtare Shërbyese ” TINI “.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...