Ahmeti: Vendimi për gjimnazin “Ahmet Gashi” pas një vlerësimi të dytë

Prishtina

Ahmeti: Vendimi për gjimnazin “Ahmet Gashi” pas një vlerësimi të dytë

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 12:39
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, deklaroi se është takuar me përfaqësuesit e nxënësve, mësimdhënësve dhe drejtorin e Gjimazit “Ahmet Gashi”.

Ahmeti tha se shkolla vazhdon të jetë në gjendje të rëndë infrastrukturore.

“Kemi dërguar ekspertët për të përgatitur projektin e renovimit të shkollës, por në raport na është thënë që shkolla paraqet rrezik për nxënësit për shkak të dëmtimit në shtyllat mbajtëse dhe themelet e shkollës. Ne kemi vendos që përkohësisht me i zhvendos nxënësit, sepse me jetë nuk bëjmë kompromise”, tha Ahmeti.

Sipas tij, bashkë me Këshillin Drejtues të shkollës janë dakorduar edhe për një vlerësim profesional, që të jepet një mendim i dytë për gjendjen e shkollës.

“Në bazë të raporteve, vendosim se a po e rinovojmë apo nevojitet rindërtim. Në secilin rast lëvizja e nxënësve është e përkohshme për shkak të sigurisë së tyre”, vijoi Ahmeti.

Ahmeti shtoi se një subjekt politik po tenton të politizojë rastin duke shpërndarë propagandë të rrejshme, por që duhet ta dinë që me jetë të fëmijëve nuk ka politikë dhe nuk ka kompromise.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat