Drejtori i shkollës “Elena Gjika” jep detaje për helmimin e pesë nxënësve

Prishtina

Drejtori i shkollës “Elena Gjika” jep detaje për helmimin e pesë nxënësve

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 12:54
Shkolla “Elena Gjika”

Mëngjesin e sotëm, pesë nxënës të shkollës “Elena Gjika” janë dërguar në Klinikën Infektive të QKUK-së. Ata janë helmuar nga ushqimi të cilin e kanë ngrënë, por ende nuk dihet se ku janë ushqyer.

Drejtori i shkollës “Elena Gjika”, Betim Sylejmani, ka konfirmuar se fëmijët e helmuar janë nxënës të kësaj shkolle.

“E kemi informatën që 5 ose 6 nxënës janë shtri në spital, po presim analizat e fundit, sepse disa prej nxënësve marrin ushqim prej shtëpisë, disa blejnë në afërsi të shkollës dhe ushqimi që shpërndahet në shkollë. Janë të moshave dhe klasave të ndryshme”, ka thënë Sylejmani.

Ndërkaq lajmin e ka konfirmuar edhe zyra për informim e QKUK-së.

Ju konfirmojmë se 5 nxënës të shkollës fillore janë duke u mjekuar në Klinikën Infektive, nën dyshimet se janë të helmuar nga ushqimi. Janë jashtë rrezikut”, kanë thënë nga QKUK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat