Bie nga ndërtesa e lartë, vdes një person në Prishtinë

Prishtina

Bie nga ndërtesa e lartë, vdes një person në Prishtinë

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 18:36
Ilustrim

(E plotësuar) - Një person ka rënë nga një ndërtesë e lartë në Prishtinë, ndërsa Policia njofton se i njëjti ka vdekur.

Zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se pasditën e sotme një person ka rënë nga një ndërtesë dhe është konstatuar vdekja e tij në vend.

“Sot në ora 17:45 kemi pranuar informacion se një person ka rënë nga një ndërtesë në rrugën “Robert  Doll” në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kane dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor, i cili ne vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës ( mashkull). Për rastin janë njoftuar institucionet kompetente”, thotë Ahmeti.

Dyshohet për një të vdekur në ndërtesën 40 katëshe në Prishtinë

Një person dyshohet se ka vdekur pasi ka rënë nga hapësira e ashensorit në ndërtesën 40 katëshe në Prishtinë.

Policia nuk ka konfirmuar ende rreth këtij rasti, por në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e emergjencës .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat