Policia e konfirmon vdekjen qytetarit që ra nga 40 katëshja

Prishtina

Policia e konfirmon vdekjen qytetarit që ra nga 40 katëshja

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 18:52
Ilustrim

Një person ka vdekur pasditen e sotme në Prishtinë. I ndjeri kishte rënë nga hapësira e ashensorit në ndërtesën 40 katëshe në Prishtinë.

Lajmi për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot në ora 17:45 kemi pranuar informacion se një person ka rënë nga një ndërtesë në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor, i cili në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës (mashkull). Për rastin janë njoftuar institucionet kompetente”, ka thënë Flora Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat