Prishtinë, vazhdon aksioni policor për lëvizjen e lirë të automjeteve dhe këmbësoreve - Bota Sot
Prishtinë, vazhdon aksioni policor për lëvizjen e lirë të automjeteve dhe këmbësoreve

Prishtina

Prishtinë, vazhdon aksioni policor për lëvizjen e lirë të automjeteve dhe këmbësoreve

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 11:57
Ilustrim

Policia e Kosovës është duke vazhduar aksionin policor sipas planit operativ i cili ka filluar të zbatohet nga data 2 shtator.

Policia thotë se zbatimi i këtij plani është mirëpritur nga qytetarët dhe ka ndikuar pozitivisht në ngritjen e imazhit të policisë, në reduktimin e numrit të pengesave dhe kundërvajtjeve në trafikun rrugor në kryeqytet.

Aksioni për lëvizjen e lirë të automjeteve dhe këmbësoreve në rrugët primare në kryeqytet, gjatë kësaj jave është duke u realizuar në orët e pasdites dhe të mbrëmjes, dhe është përqendruar kryesisht në rrugët kryesore në qendër të qytetit, ndërsa ditëve të ardhshme pritet që aktivitetet policore të intensifikohen edhe në pjesë tjera të qytetit, meqenëse po vlerësohet e nevojshme si nga ana e qytetarëve, po ashtu nga vet policia si edhe nga institucionet komunale.

Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që t’i respektojnë rregullat e trafikut rrugor, me theks të veçantë kërkon që drejtuesit e automjeteve, veturat e tyre të mos i parkojnë në vende të ndaluara.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...