Ahmeti ngushëllon për vdekjen: E kam njohur Gani Rafunën, kemi punuar bashkë

Prishtina

Ahmeti ngushëllon për vdekjen: E kam njohur Gani Rafunën, kemi punuar bashkë

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 13:02
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka ngushëlluar familjen e Gani Rafunës, i cili vdiq të dielën pasi nuk ka mundur t’u bëjë ballë plagëve të marra në gjuajtjen me armë zjarri e cila ndodhi para disa ditësh në Lagjen e Spitalit.

Ahmeti ka shkruar në Facebook se e ka njohur të ndjerin dhe ka punuar tri vite me të.

“Ka ndërruar jetë viktima e tretë nga rasti tragjik në Lagjen Mat. Gani Rafuna, kalimtar i rastit kishte shkuar për ta marr mbesën në shkollë dhe plumbi nga të shtënat e kishte lënduar rëndë. Ganiun e kam njohur për shkak se tre vite kemi punuar bashkë. Ka qenë njeri shumë i urtë dhe i drejtë, me qëllimin e vetëm që të sigurojë mirëqenie për familjen e tij”, ka shkruar Ahmeti në Facebook pas lajmit për vdekjen e viktimës.

Prishtina ishte tronditur nga ngjarja e pasdites së 5 shtatorit. Një kontest rreth një prone rezultoi me përleshje me armë në rrugët e lagjes Mati 1. Nga ajo ngjarje mbetën 3 të vdekur dhe një i plagosur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat