Komuna e Prishtinës kërcënon subjektet politike: Gjoba nëse ndotni ambientin me fletushka - Bota Sot
Komuna e Prishtinës kërcënon subjektet politike: Gjoba nëse ndotni ambientin me fletushka

Prishtina

Komuna e Prishtinës kërcënon subjektet politike: Gjoba nëse ndotni ambientin me fletushka

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 09:54
Ilustrim

Komuna e Prishtinës ka kërcënuar partitë politike se do t’i gjobisë në rast se prej nesër hasin feltushka nëpër hyrjet e objekteve kolektive, njëjtë siç vepron për fletushkat e bizneseve.

Drejtori i Inspeksionit, Adonis Tahiri, tha se kanë pranuar një varg ankesash nga qytetarët për shpërndarje të fletushkave të subjekteve politike nëpër objektet kolektive.

Ai theksoi se shpërndarja e fletushkave nëpër makina, shtëpi, hyrje kolektive, e gjetiu, është e ndaluar dhe cilësohet si ndotje e mjedisit.

“Subjektet që tashmë e kanë bërë këtë veprim, obligohen që brenda ditës t'i pastrojnë të gjitha lokacionet. Në të kundërtën, nga nesër datë 18 shtator, kudo që hasim në fletushka të tilla, do ta zbatojmë Udhëzimin Administrativ për Gjobat Mandatore, njësoj sikur për fletushkat e bizneseve. Pra, nga 90 euro gjobë për secilin lokacion veturë, shtëpi dhe kat banese”, tha Tahiri.

Ai shtoi se të gjitha gjobat do të publikohen ashtu që të shihet hipokrizia e atyre që nëpër debate zgjedhore flasin për ruajtjen e mjedisit, e në praktikë e ndotin mjedisin.

“Nuk do të ketë tolerime për askënd, as për subjektin që unë i përkas, nëse e bën të njëjtën shkelje. Ekipet e Inspekcionit, në bashkëpunim me qytetarët e Prishtinës, do të angazhohen maksimalisht për mjedis sa më të pastër edhe gjatë fushatës”, vijoi ai.

Tahiri tha se qytetarët mund të thërrasin në numrin pa pagesë 080012233.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...