Banorët e lagjes së Veternikut do të protestojnë për shkak të kanalizimit - Bota Sot
Banorët e lagjes së Veternikut do të protestojnë për shkak të kanalizimit

Prishtina

Banorët e lagjes së Veternikut do të protestojnë për shkak të kanalizimit

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 09:03
Ilustrim

Banorët e lagjes së Veternikut organizojnë protestë për shkak të kanalizimit të hapur i cili po kalon në afërsi të lagjes.

Banorët nëpërmjet një njoftimi thonë se kanalizimi i hapur përpos që po shkakton kundërmim të madh, po ashtu po i mbledh edhe mushkojat, si dhe është potencial për ndonjë epidemi.

“Në këtë pjesë është e paraparë që të ndërtohet rruga A. Kërkojmë nga komuna e Prishtinës që urgjentisht të e mbyll kanalizimin e pastaj mund të vazhdon me ndërtimin e rrugës. Kërkohen afate të sakta për këtë punë. Protesta mbahet me 22 tetor, te ura ku kalon kanalizimi, konkretisht afër spitalit Amerikan, ora 11:00”, thuhet në njoftim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...