Në këtë ditë dalin rezultatet për pranim të studentëve në konvikte - Bota Sot
Në këtë ditë dalin rezultatet për pranim të studentëve në konvikte

Prishtina

Në këtë ditë dalin rezultatet për pranim të studentëve në konvikte

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 15:22
Foto

Me datën 23 shtator do të shpallen rezultatet për pranim të studentëve në konvikte për vitin akademik 2019/2020.

“Qendra e Studentëve e UP-së “Hasan Prishtina” në Prishtinë, më datën 23shtator 2019 (e hëne) shpallë rezultatet për pranimin e studentëve në konvikte për vitin akademik 2019/2020”, thuhet në komunikatën e Qendrës së Studentëve.

Afati për ankesa është i hapur me datën 25 dhe 25 shtator, në adresën zyrtare të ëebfaqes

“Afati për ankesa eventuale është me datat 24 dhe 25 shtator 2019.Paraqitja e ankesave do të bëhet përmes sistemit online në adresat zyrtare në ëebfaqen qs.rks-gov.net dhe përmes profilit zyrtar Facebook Qendra e Studenteve-Prishtine. Gjatë procesit të ankesave nuk pranohen dokumente shtesë. Shqyrtimi i ankesave do të bëhet nga Komisioni për Ankesa”.

Gjatë këtij afati kohor për strehim në konvikte dhe për ushqim në mensë kanë aplikuar rreh 6500 studentë.

Kapaciteti për banim në konvikte është rreth 4000  ndërsa për studentët e sektorit privat kapaciteti i shujtave për mensë është 2000.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...