Matoshi nga Hajvalia: Vota juaj për ne, është vota për Hajvalinë, për një jetë më të mirë

Prishtina

Matoshi nga Hajvalia: Vota juaj për ne, është vota për Hajvalinë, për një jetë më të mirë

Nga: A.SH Më: 21 shtator 2019 Në ora: 21:26
Fatmir Matoshi

Ministri në detyrë i ambientit, Fatmir Matoshi gjatë një tubimi në Hajvali me simpatizantë të AKR-së, tha se vota juaj për ne, është vota për Hajvalinë, për një jetë më të mirë, për projekte të ndryshme si trotuare, ndriçim, të cilat ende mungojnë padrejtësisht në këtë pjesë të Prishtinës

Postimi në Facebook:

Në bastionin e AKR-së në Hajvali, takuam anëtarë e simpatizantë të shumtë, të cilët i falënderuam që për tërë këto vite rrugëtuan me ne dhe vizionin e presidentit, Behgjet Pacolli.

Deklarova para të pranishmëve nder të tjerash që vota juaj për ne, është vota për Hajvalinë, për një jetë më të mirë, për projekte të ndryshme si trotuare, ndriçim, të cilat ende mungojnë padrejtësisht në këtë pjesë të Prishtinës.

Dega e pestë e AKR-së në Prishtinë, nën udhëheqjen e deputetit Islam Pacolli do t’i japë vulë fitorës sonë të 6 tetorit.

#AKR122✔️
#BehgjetPacolli2✔️
#FatmirMatoshi22✔️

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat