Në këtë pjesë të Prishtinës nesër ka ndërprerje të energjisë elektrike - Bota Sot
Në këtë pjesë të Prishtinës nesër ka ndërprerje të energjisë elektrike

Prishtina

Në këtë pjesë të Prishtinës nesër ka ndërprerje të energjisë elektrike

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 10:00
Foto

 KOSTT thonë se me qëllim të krijimit të kushteve për siguri në punë, për të mundësuar realizimin e remontit të rregullt të transformatorit T2 në NS 110/35/10 kV Prishtina 1, me datë 25 Shtator 2019 nga ora 00:00 deri në 00:10 do të bëhet rikyçja e transformatorit energjetik T2, ngarkesa e të cilit gjatë kohës së remontit ka qenë e furnizuar nga transformatori energjetik T1.

“Qytetarët/institucionet që furnizohen nga NS 110/35/10 kV Prishtina 1 do të mbesin pa furnizim me energji elektrike në kohëzgjatje prej 10 minutave, nga ora 00:00 deri në 00:10 (redukimi i parashikuar 25 MW)”.

“Punimet në fjalë, realizohen me qëllim të mirëmbajtjes së aseteve të transmisionit dhe do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit”, thonë nga KOSTT. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...