Vetura që qëndron pa lëvizur dhe ka bllokuar trotuarin që 3 vite në Prishtinë

Prishtina

Vetura që qëndron pa lëvizur dhe ka bllokuar trotuarin që 3 vite në Prishtinë

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 12:30
Vetura e parkuar

Ka disa raste ku në kryeqytet mund të vërejmë që gjinden vetura të cilat ka vite që janë parkuar në një vend dhe askush nuk i ka lëvizur.

Arsyet nuk dihen pse pronarët i kanë lënë këto vetura.

Njëjte po ndodh tash e tri vite në rrugën “Tring Ismajli”, ku një veturë po qëndron në trotuar të asaj rruge pa lëvizur dhe askush nuk ka ndërmarrë diçka.

Qytetaret e kësaj lagje janë shprehur të shqetësuar, pasi kjo veturë ka zënë një hapësirë mjaft të madhe në trotuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat