Edicioni i V-të i Coffee and tea festival po vjen

Prishtina

Edicioni i V-të i Coffee and tea festival po vjen

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 11:33
Foto Ilustrim

Në këto ditët të para të vjeshtës, sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë do të mbushet me aromën e kafes dhe çajit.

Në datat 30 shtator, 1 dhe 2 tetor 2019,  nga ora 10:00 deri në ora 20:30 Festivali i Kafes dhe Çajit - 5 rihap dyert e saj për të mirëpritur adhuruesit e kafes dhe çajit.

Brendet e reja që e dominojnë tregun vendor dhe ndërkombëtar të kafesë dhe çajit, do të ekspozohen në ambient të hapur nga rreth 15 kompani pjesëmarrëse.

Prezente do të jenë afër 25 lloje të ndryshme të kafes dhe çajit - nga top brendet botërore si: Prince Caffe, Llavazza, Antica Tostatura Triestina, Pavin Caffe, Ama Caffee, Barcaffee, Galliano, Mokate, Michelad’oro, pastaj çajërat si Emona Brand, Albred, Lloyds, Podravka, Millford, Naturavita etj...

Përveç shërbimit me kafe dhe çaj, dhuratave për vizitorë, përformimit të maskotave, risi do të jetë muzika live nga ora 11:00 - 13:30 si dhe përformimi i baristave të kafes të cilët do të përkujdesen për dekorimin e kafeve me dizajne kreative.

Për më shumë informata, ju lutem ndiqeni faqen tonë në facebook:

https://www.facebook.com/coffeeandteafestivalprishtine/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat