Sot varroset i riu prishtinas i cili ndërroi jetë 9 muaj pas një aksidenti të rëndë

Prishtina

Sot varroset i riu prishtinas i cili ndërroi jetë 9 muaj pas një aksidenti të rëndë

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 08:36
Egzon Kryeziu

9 muaj pasi pësoi një aksident të rëndë Egzon Kryeziu ka ndërruar jetë dje në Stamboll atje ku ishte duke “luftuar” ndaj plagëve të rënda që mori nga ai aksident. 

Ai pritet që të varroset sot në varrezat e Prishtinës në Dragodan. Lajmin e ka bërë të ditur babai i tij Ramë Kryeziu. 

Kujtojmë që nga ky aksident i rëndë kanë humbur jetën edhe dy vajza të cilat ishin kolege të Egzonit. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat