Sot nis Festivali i Kafesë dhe Çajit

Prishtina

Sot nis Festivali i Kafesë dhe Çajit

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 07:38
Ilustrim

Në këto ditët të para të vjeshtës sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë do të mbushet me aromën e kafes dhe çajit.

Prej sot e deri më 2 tetor nga ora 10:00 deri në ora 20:30 mbahet Festivali i Kafesë dhe Çajit, edicioni i pestë, që rihap dyert e saj për të mirëpritur adhuruesit e kafesë dhe çajit.   

Brendet e reja që e dominojnë tregun vendor dhe ndërkombëtar të kafesë dhe çajit, do të ekspozohen në ambient të hapur nga rreth 15 kompani pjesëmarrëse.

Prezente do të jenë afër 25 lloje të ndryshme të kafesë dhe çajit, nga top brendet botërore si: Prince Caffe, Llavazza, Antica Tostatura Triestina, Pavin Caffe, Ama Caffee, Barcaffee, Galliano, Mokate, Michelad’oro, pastaj çajërat si Emona Brand, Albred, Lloyds, Podravka, Millford, Naturavita etj.

Përveç shërbimit me kafe dhe çaj, do të ketë dhurata për vizitorë dhe përformanca të maskotave.

Risi do të jetë muzika “live” nga ora 11:00 - 13:30 si dhe përformimi i baristave të kafesë të cilët do të përkujdesen për dekorimin e kafeve me dizajne kreative.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat