Ministri i Drejtësisë në detyrë, Alberad Tahiri, në tubimin e mbajtur në lagjet e Prishtinës, Arbëria dhe Kodra e Trimave, ka thënë se këto dy lagje janë rreshtuar tashmë kah PDK dhe agjenda politike e Kadri Veselit.
Ai përmes Facebook, ka shkruar se, jemi çdo ditë e më afër fitores, çdo ditë e më afër njerëzve, çdo ditë e më shumë në krye të përgjegjësisë që na pret.
Postimi në Facebook:
Arbëria dhe Kodra e Trimave, janë pjesë e rreshtimit absolut për PDK-në dhe agjendën politikë të Kryeministrit të ardhshëm, Kadri Veseli. Çdo ditë e më afër fitores, çdo ditë e më afër njerëzve, çdo ditë e më shumë në krye të përgjegjësisë që na pret. Këtë e dinë të gjithë dhe veçmas banorët e këtyre dy lagjeve të kryeqytetit. Në zgjedhjet që janë afër nesh, do ketë humbës dhe fitues, por me fitoren e PDK-së, s’do humbë askush. Do fitojë Kosova dhe qytetari i saj pa dallim. Ky është zotimi ynë dhe këtij zotimi, do t’i shkojmë deri në fund.
#112PDK #AbelardTahiri20