Zgjedhjet mbahen edhe në shkollën ku u ndalua procesi mësimor

Prishtina

Zgjedhjet mbahen edhe në shkollën ku u ndalua procesi mësimor

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 22:02
Foto ilustrim

Nxënësve nga shtatori nuk ju lejohet hyrja në shkollën fillore “Ahmet Gashi” në kryeqytet, pasi nga ekspertët komunalë po shihet rreziku i shembjes.

Pavarësisht kësaj, aty të dielën do të votohet derisa kanë nisur përgatitjet e terrenit.

Këtë e konfirmoi edhe zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi i cili tha se Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Prishtinës gjatë këtyre ditëve ka mbajtur trajnim në këtë objekt dhe se nuk ka pasur asnjë problem.

Por, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, deklaroi një javë më parë se nuk merr asnjë përgjegjësi, nëse ndodh diçka aty gjatë të dielës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat