Banorët e “Kalabrisë” në hall me kanalizimin

Prishtina

Banorët e “Kalabrisë” në hall me kanalizimin

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 23:31
Foto ilustrim

Kolonat e automjeteve në lagjen “Kalabria’’ të Prishtinës janë të shpeshta, si pasojë e dëmtimit të rrugës kryesore në këtë lagje.

Përveç dëmtimit të rrugës, banorëve problem po u shkakton edhe kundërmimi që vjen nga kanalizimi i hapur.

Ata theksojnë se gjendja në lagje është e mjerueshme, derisa shtojnë se pushteti lokal po tregon papërgjegjësi me mosrregullimin e këtij problemi.

Banorë të tjerë thonë se për shkak të këtij kundërmimi mendojnë edhe largimin nga kjo lagje, derisa edhe rruga e dëmtuar dhe frekuentimi i shpeshtë i makinave u shkakton telashe.

Për rregullimin e këtij problemi, Komuna kishte nënshkruar kontratë për ndërtimin e një kolektori në vitin 2017, me punimet që pritej të përfundonin në afat prej 180 ditëve.

Mirëpo, edhe dy vjet pas nënshkrimit të kontratës, gjendja në “Kalabri’’ mbetet e pandryshuar, raportohen KTV.

Në një përgjigje përmes telefonit, zyrtarë komunalë kanë thënë se pjesa në të cilën kanë filluar punimet është pronë private dhe se janë duke u sqaruar me pronarët e tokës.

Mirëpo, nuk kanë dhënë sqarime të mëtutjeshme se kur pritet të rifillojnë punimet në këtë lagje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat