Asgjësohen mish, bukë e pije me afat të skaduar në Prishtinë

Prishtina

Asgjësohen mish, bukë e pije me afat të skaduar në Prishtinë

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 17:12
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mallrat me afat të skaduar që shiten në vendin tonë, vazhdojnë të qarkullojnë në treg, duke rrezikuar kështu jetën e vet qytetarëve.

Sot, aksion në bizneset ushqimore, ka kryer edhe Inspekcioni në Prishtinë.

Inspektorët e Rendit Komunal, kanë bërë kontroll në disa lokacione brenda kryeqytetit, ku edhe kanë hasur në mallra pa afat, deri sa të njëjtat janë asgjësuar.

Shumica e tyre kanë qenë mish, pije, por edhe bukë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat