Komuna e Prishtinës: Sot lini hapur të gjitha garazhet dhe dyert e podrumeve

Prishtina

Komuna e Prishtinës: Sot lini hapur të gjitha garazhet dhe dyert e podrumeve

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 07:22
Ilustrim

Sot fillon procesi i eliminimit të brejtësve apo deratizimit vjeshtor i rrjetit të kanalizimit, bodrumeve dhe garazheve publike nëpër lagjet e Prishtinës.

Ky proces ka për qëllim ruajtjen e shëndetit publik përmes zvogëlimit dhe mbajtjes nën kontroll të numrit të brejtësve që qarkullojnë nëpër rrjetin e kanalizimit e që mund të paraqesin kërcënim për shëndetin publik të qytetarëve.

Komuna e Prishtinës thotë se bashkëpunimi i qytetarëve në këtë aktivitet është shumë i rëndësishëm, prandaj ata lusin qytetarët që t’i përkrahin në mënyrë që ky aktivitet të realizohet me sukses.

Kërkohet nga qytetarët që t’i hapin dyert e podrumeve dhe garazheve në mënyrë që të sigurohet qasje e lehtë në këto hapësira, derisa monitorimi i këtij procesi do të jetë i vazhdueshëm.

Orari i deratizimit të garazheve nëpër lagje:

Lakërishte dhe Dardani / 15 -19.10.2019

Ulpiana / 21 – 23.10.2019

Kodra e Diellit, Aktashi / 24 – 26.10.2019

Qendra e Qytetit / 28 – 29.10.2019

Vellusha , Blloku I I-rë, dhe i II-të / 30.10.2019

Tophane, Ndërtesat te Fusha e Pajtimit / 31.10.2019

Trajtim plotësues / 01.11.2019

Orari i deratizimit të rrjetit të kanalizimit nëpër lagje:

Sofali / 15.10.2019

Taslixhe / 16.10.2019

Velani / 17.10.2019

Kodra e Diellit (Zona Lindore) / 18.10.2019

Kodra e Diellit (Zona Qendrore) / 19.10.2019

Kodra e Diellit (Zona Perëndimore) & Aktashi / 21.10.2019

Lagjja e spitalit / 22.10.2019

Rruga për Gërmi dhe Rr. Gazmend Zajmi (ish Dubrovniku) / 23.10.2019

Rr. “Haxhi Zeka” (ish Proleterit) dhe rruga për Gërmi / 24.10.2019

Zona në mes rrugës Haxhi Zeka (ish Proleterit ) dhe Rr.Bajram Bahtiri / 25.10.2019

Kodra e Trimave ana e djathtë e rrugës Vëllezërit Fazliu / 26.10.2019

Kodra e Trimave nga ana e majtë e rrugës Vëllezërit Fazliu / 28.10.2019

Tophane dhe Arbëria / 29.10.2019

Ulpiana dhe Emshiri / 30.10.2019

Dardania dhe Lakrishtja / 31.10.2019

Qendra e qytetit / 01.11.2019

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat