Për dy javët e ardhme mos llogaritni në këto rrugë të Prishtinës, nuk do të mund të kaloni me makina

Prishtina

Për dy javët e ardhme mos llogaritni në këto rrugë të Prishtinës, nuk do të mund të kaloni me makina

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 12:57
Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka bërë një njoftim për qytetarët se disa rrugë të kryeqytetit do të jenë të mbyllura për qarkullim të automjeteve nga data 19 deri më 31 tetor

Njoftimi është bërë në faqen zyrtare të Komunës së Prishtinës, ndërkaq shkak për këtë janë punimet që do të kryhen në këto rrugë.

“Prej ditës së shtunë, 19 tetor deri me 31 dhjetor 2019, rrugët “Arkitekt Karl Gega” dhe “Ali Pashë Tepelena” do të jenë të mbyllura për qarkullim me automjete, me qëllim të realizimit të punëve në intervenimin e rrjetit të kanalizimit. Punimet në këto dy rrugë janë pjesë e projektit dhe kontratës “Rikonstruimi i rrugës “Gazmend Zajmi”, “Ali Pashë Tepelena” dhe “Arkitekt Karl Gega””, theksohet në njoftimin e KP’së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat