Nesër mbyllen për qarkullim rrugët “Arkitekt Karl Gega” dhe “Ali Pashë Tepelena”

Prishtina

Nesër mbyllen për qarkullim rrugët “Arkitekt Karl Gega” dhe “Ali Pashë Tepelena”

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 14:44
Ilustrim

Prej nesër, rrugët “Arkitekt Karl Gega” dhe “Ali Pashë Tepelena” do të jenë të mbyllura për qarkullim me automjete, për shkak të intervenimit në rrjetin e kanalizimit.

Këto dy rrugë do të qëndrojnë të mbyllura prej nesër deri më 31 dhjetor 2019.

Kështu ka bërë të ditur komuna e Prishtinës në një njoftim për media, ku i fton qytetarët që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugët alternative.

Po ashtu, në këtë njoftim bëhet e ditur se punimet në këto dy rrugë janë pjesë e projektit dhe kontratës “Rikonstruimi i rrugës ‘Gazmend Zajmi’, ‘Ali Pashë Tepelena’ dhe ‘Arkitekt Karl Gega’”.

“Falënderojmë qytetarët paraprakisht për mirëkuptimin dhe i lusim që gjatë kësaj kohe të shfrytëzojnë rrugët alternative për qarkullim në këtë pjesë të qytetit”, thuhet në komunikatë.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat